Shurupi i Kollës që Mund ta Bëni Vetë në Shtëpi

Besoj se të gjithë i keni produktet që ju duhet për të bërë një shurup të shpejtë dhe tepër efektiv kolle për të gjithë familjen. Ndaj mos u drejtoni në farmaci. Nuk keni arsye pse. Mjafton një përzierje e shpejtë dhe shpëtoni nga kolla që është karakteristikë e stinës së vjeshtës.
Përbërësit
1 Lugë gjelle uthull molle;
Lëngu i gjysëm limoni;
1 ½ lugë gjelle ujë;
1 lugë gjelle mjaltë organik;
¼ lugë çaji hudhër e grirë;
1 lugë çaji xhinxher i grirë;
¼ lugë çaji kanellë.
Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit në një kavanoz të vogël dhe vendoseni në grigorifer. Të nesëermen mund ta konsumoni. Mjafton një lugë çaji 3 herë në ditë dhe ky shurup jo vetëm do t’ju heqë kollën por edhe do t’ju forcojë imunitetin dhe pastrojë mushkritë. Arsyeja është e thjeshtë: të gjitha produktet e përziera kanë fuqi anti-bakteriale, anti – virale dhe antibiotikë natyralë. Ato lehtësojnë dhembjet e fytit dhe forcojnë natyralisht imunitetin.


You must be logged in to post a comment.