Salca e Shtëpisë për Makarona që do ju Nderojë Gjithmonë

Salca e Shtëpisë për Makarona që do ju Nderojë Gjithmonë

Mjaftojnë 5 ingredientë të shëndetshëm për salcën perfekte për çdo makaronë dhe do të nderoheni para gjithë familjes dhe miqve.

Përbërësit

3 Domate të mëdha – Pak kalori, shumë vitaminë C dhe K. Forcojnë imunitetin, mbrojnë zemrën, sytë, lëkurën dhe kockat. (100 Lek)

3 lugë vaj ulliri – Nuk ka asnjë dyshim është më i miri për makaronat dhe po aq i shëndetshëm. Ky vaj përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës, trurin dhe normalizon sheqerin në gjak.

1 lugë gjelle hudhra të shtypura – A ka salcë pa hudhra? Sbëhet fjalë. Dhe pse të ketë. Hudhrat kanë shumë përfitime. Forcojnë imunitetin dhe ju mbrojnë trurin dhe shëndetin. (10 lek)

1 Filxhan kafe borzilok i freskët– Plot me antioksidantë kjo erëz ju ndihmon të luftoni inflamacionin dhe të parandaloni sëmundje. (nga ballkoni)

1 Qepë – Së fundmi, ju duhen edhe qepë. Janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, B6, Magnez, folate, potas dhe fosfor. Qepët gjithashtu ju ndihmojnë për kocka më të forta por edhe për mushkëritë dhe shëndetin mendor. (20 lek)

Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja

Ngrohni vajin në një tigan të thellë. Shtoni qepën e grirë hollë dhe lereni të skuqet sa të zbutet. Shtoni hudhrën dhe lejini të zbutet për rreth 1 minutë.

Shtoni domatet e grira dhe borzilokun, kripë e piper sipas dëshirës. Uleni nxehtësinë që të gjithë përbërësit të ziejnë avash për 20 minuta. Salcës munt t’i shtoni erëzat që doni, edhe spec djegës nëse doni, por produktet e freskëta, të stinës do e bëjnë perfekte dhe të shëndetshme.

Vlera Totale: 130 Lek

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial