Kulaçë të ‘Shëndetshëm’ për të mos u Ndjerë në Faj

Kulaçë të ‘Shëndetshëm’ për të mos u Ndjerë në Faj

Nëse fëmijët tuaj, janë ashtu si të mitë dhe lënë kokën pas brumërave, ka një zgjidhje disi të shëndetshme për t’ja plotësuar këtë dëshirë: shpejt dhe në mënyrë të shijshme.

Mjafton të ndryshoni disa produkte, t’i zëvendësoni ato me produkte më të shëndetshme dhe brumërat mund të mos jenë më tabu.

Më poshtë po ju jap një recetë të shpejtë kulaçesh që mund të kënaqin fëmijët në mëngjes apo pasdite dhe ju të mos ndiheni aspak keq pse po i jepni prapë brumë.

Përbërësit

Per 8-9 kulaçë

300 gramë miell bio për bukë dhe fokaçe; (ka përmbajtje të lartë të fibrave)

½ lugë kafeje sodë buke;

1 lugë çaji kripë rozë;

1 vezë fshati;

Kefir për të lidhur brumin në vend të kosit (përmirëson ndjeshëm tretjen). Mund të përdorni dhe kos dhie të bërë vetë.

Përgatitja

Në një tavë të thellë përgatisni brumin. Hidhni miellin, sodën, kripën dhe vezën. Përziejini mirë sa veza të bëhet njësh më miellin. Shtoni kefirin për të bërë brumin. Zakonisht mjafton një gotë uji.

Pasi e përgatisni brumin, vendoseni për 5 minuta në furrë me 50 gradë.  Më pas fikeni furrën dhe lereni të pushojë brumi për 30 minuta. Pas kësaj janë gati për skuqje. Skuqini me vaj ulliri me zjarr normal. Mos përdorni vaj luledielli pasi është shumë i dëmshëm për shëndetin. Mund t’i bëni edhe me forma. Ju bëfshin mirë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial