Salcë Avokado për të Shoqëruar Çdo gjë

Salcë Avokado për të Shoqëruar Çdo gjë

Shumë salca të ndryshme që blini nëpër supermarkete për të shoqëruar pjatat kryesore, lyer bukën dhe çdo gjë tjetër mund të jenë të shijshme por janë të mbushura me konservantë që ju mbeten gjatë në trup dhe mbi të gjitha edhe kushtojnë.

Ndaj preferoj që salcat ti bëj vetë kur kam mundësi, me shije dhe mbi të gjitha të shëndetshme. Më poshtë po ju sugjeroj një recetë për salcë me avokado, jo vetëm e shëndetshme por edhe e shijshme për tu përdorur nga e tërë familja.

Kjo salcë përdoret për mishin, për të lyer bukën, për patate dhe çtu dojë zemra. Mund të durojë deri në 3-4 ditë në frigorifer.

Përbërësit

1 filxhan çaji kefir dhie;

2 lugë gjelle gjalpë i freskët;

2 lugë gjelle trumzë e freskët e copëtuar;

2 lugë çaji majdanoz të freskët të copëtuar;

1 lugë çaji kopër të freskët e copëtuar;

2 lugë çaji pluhur hudhre;

¼ lugë çaji pluhur qepe;

¼ lugë çaji pluhur speci;

Pak spec diegës sipas dëshirës;

Pak piper, sipas dëshirës;

Kripë; dhe

2 avokado shumë të pjekura.

Përgatitja

Hidhini të gjithë përbërësit në blende dhe fruloni derisa të keni një masë homogjene. Kërkon vetëm dy minuta, për shije fantastike të shëndetshme.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial