Pija që ju Duhet pas Stërvitjes

Smoothiet janë pija që ju duhet për përthithjen maksimale të vitaminave. Nëse sjeni ngopur sa duhet në mëngjes, sapo keni mbaruar stërvitjen apo pas darke, kemi përzierjen e duhur për ju për të marrë dozën e plotë të vitaminave.
Përbërësit
5 Luleshtrydhe të mëdha
½ banane
1 kivi
½ gotë kos dhie
½ gotë ujë.
Përgatitja
Hidhini të gjitha në blender dhe gati për vetëm 1 minutë.
Kjo pije përveçse është shumë e shijshme është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, K, E dhe folate. Të gjitha këto vitamina ju ndihmojnë të keni një lëkurë të shkëlqyer dhe shëndet. Ju ngop, ndihmon tretjen dhe rrit ndjeshëm energjinë trupore.


You must be logged in to post a comment.