Përzierja që Bën Mrekulli me Fytin e Inflamuar

Është koha tipike për tu sëmurë nga fyti. Në mëngjes diell, vapë. Në drekë erë e ftohtë për të shtuar inflamacionet e rënda të grykëve.
Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e atyre personave delikatë nga bajamet, ka një përiezrje ‘magjike’ për t’ju hequr djegien e fytit, ndjenjën që me zor kalon ushqimin poshtë apo fillimin e infeksionit.
Mjaftojnë 3 produkte, të lira dhe që mund ti gjeni fare mirë në shtëpi.
Përbërësit
4 thelpinj hudhër;
2 lugë çaji mjaltë organik;
½ limon i shtrydhur.
Përgatitja
Në një filxhan kafeje hidhni mjaltin, hudhrat e shtypura dhe lëngun e limonit. Përziejeni mirë the hani nga një lugë kafeje çdo 3-4 orë. Sasinë që përdorni çdo herë mbajeni pak në fund të gjuhës para se ta gëlltisni në mënyrë që të merrni vlerat maksimale. Përdoreni përzierjen e bërë për 1 ditë.
Të jeni të sigurt, të nesërmen do të ngriheni qiqër!!!


You must be logged in to post a comment.