Mënyra për të Ulur Tensionin e Gjakut

Mënyra për të Ulur Tensionin e Gjakut

Ka disa mënyra për të ulur tensionin përpara se të drejtoheni tek medikamentet e të bëheni të varur prej tyre.

Madje nëse i bëni pjesë të jetës tuaj, tensionin do ta keni në perfeksionin e mundshëm.

Zgjidhni dietën mesdhetare

Falë ushqimeve si ullinjtë, farat e linit, apo konsumimi i fruta perimeve të shumta, dieta mesdhetare është ideale për të ruajtur një tension prej ‘piloti’ 12/8. Mos u kurseni edhe në konsumin e peshqëve si salmoni apo sardelet dhe po ashtu në fruta.

Vaj peshku

Nëse vazhdoni të keni një tension të lartë, nisni të merrni një suplement vaj peshku. Konsultohuni dhe me doktorin tuaj, konsumi i vajit të peshkut ju ndihmon në mënyrë natyrale në uljen e presionit të gjakut.

Përdorni më shumë Magnez

Magnezi është fantastik në uljen e presionit të gjakut. Nëse nuk ja dilni ta merrni nga konsumi i fruta perimeve, konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni një suplementy 500 miligramë.

Shtoni konsumin e Potasit

Konsumoni më shumë banane, bostan apo avokado. Janë të mbushura me potas. Konsumi i këtyre produkteve ju mbron dhe nuk ju lejon rritjen e presionit të gjakut. Gjithashtu mirë bën edhe lëngu i arrës së kokosit.

Mbani balancën e CoQ10

Koenzima Q10, e njohur më shpesh si CoQ10, është një antioksidant kritik për mbështetjen e shëndetit të zemrës. Ajo është thelbësore në uljen e kolesterolit. Për dozën që ju duhet, flisni me mjekun tuaj.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial