Kec i Marinuar me Verë për të Lëpirë Gishtat

Kec i Marinuar me Verë për të Lëpirë Gishtat

Nëse e keni ndarë mendjen të abuzoni paksa në fundjavë, më mirë të abuzoni me një kec të njomë, i cili ka dhe kohën.

Një kofshë keci të njomë mjafton për të bërë të lumtur të gjithë familjen dhe nuk kërkon ndonjë mund të madh.

Sekreti është i gjithi tek pjekja e mishit, pasi po e zietë del shumë i butë, po e poqët rrezikoni të jetë i bërë jashtë dhe i pa bërë brenda. Kjo recetë është zgjidhja perfekte.

Përbërësit

1 kofshë keci

1tufë rozmarinë;

Rigon;

Vaj ulliri ekstra të virgjër;

1 filxhan çaji verë e kuqe;

Kripë.

Përgatitja

Nëse e keni ndarë mendjen të gatuani kec në fundjavë marinojeni një ditë më parë. Si? Thjesht fare, vendoseni në një tas apo tavë, varet nga madhësia, hidhini kripë, piper dhe vaj ulliri. Lyejeni mirë dhe lereni.

Të nesërmen shpëlajeni mishin dhe vendoseni në një tave të lyer me pak vaj ulliri ekstra të virgjër.

Mishin kriposeni sërisht, hidhini piper, rigon, rozmarinë, vaj dhe verën e kuqe. Piqeni 30 minuta në 150 gradë. Duke e rrotulluar herë pas here.

Më pas ngrijeni në 200 gradë sobën derisa mishi të karamelizohet. Shija është fantasike.

Mund ta shoqëroni me oriz, patate furre, perime e çtë doni.

Këshilla

Nëse kujdeseni për shëndetin, mishi i kecit është zgjedhja më e mirë. Ka më shumë potas se çdo mish tjetër, dhe është zgjedhja e duhur për të gjithë ata persona me hipertension, sëmundje të zemrës apo të veshkave.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial