Shuani Urinë mes Vakteve me Farat Plot Vitamina

Shuani Urinë mes Vakteve me Farat Plot Vitamina

Nëse doni të përmirësoni ndjeshëm shëndetin tuaj atëherë konsumoni më shumë farëra të ndryshme. Konsumi i tyre midis vakteve sugjerohet për të gjithë ata që bëjnë një jetesë të shëndetshme. Lista e mëposhtëme e farërave që duhet të jenë pjesë e dietës ditore do t’ju ndihmojë padiskutim në;

Uljen e peshës së tepërt;

Ndihmon tretjen;

Rregullojnë sheqerin në gjak;

Sulmojnë radikalet e lira ose qelizat e këqija;

Janë burim i shkëlqyer i proteinës me bazë bimore; dhe

Janë plot me vitmina.

Po cilat janë farat më të mira?

1. Farat e linit

Janë burim i proteinave dhe fibrave, magnezit dhe thiaminës. Këto fara përveçse ndihmojnë me tretjen janë shumë të mira edhe për trurin.

2. Farat e kërpit

Janë shumë të mira dhe të mbushura me fibra. Ato përmbajnë vitaminë E dhe magnez si dhe shumë antioksidantë të vlefshëm për lëkurën dhe masën muskulore.

3. Farat e kungullit

Edhe këto fara janë burim i shkëlqyer magnezi dhe antioksidantësh. Mbi të gjitha, farat e kungullit ju ndihmojnë të parandaloni aneminë.

4. Farat e lulëkuqes

Janë burim i shkëlqyer fibrash, magnezi dhe kalciumi. Konsumi i tyre ju ndihmon me kockat, ju parandalon sëmundjet kronike, ndihmon në uljen në peshë dhe përmirësojnë tretjen.

5. Fara luledielli

Nëse i shtoni këto fara në dietësn tuaj ju padyshim do të keni më shumë vitaminë E, thiaminë dhe magnez. Farat e thara të lulediellit janë një vakt i shëndetshëm, ju përmirësojnë lëkurën, reduktojnë inflamacionin dhe ju mbajnë nën kontroll kolesterolin.

6. Farat Chia

Krahasuar me farat e tjera janë burimi më i madh i fibrave dhe kalciumit. Konsumi i këtyre farave përmirëson tretjen, forcon kockat, përmirëson zemrën dhe shëndetin e aparatit tretës.

7. Farat e susamit

Janë të pasura me vitamina e minerale si magnez, kopër, kalcium duke ju forcuar kockat dhë parandaluar aneminë.

8. Arrat e pishës

Pavarësisht emrit që kanë ato janë klasifikuar si fara dhe janë burim i shkëlqyer i vitaminës K, magnezit dhe koperit. Konsumi i tyre ju ndihmon në zhvillimin e trurit, qarkullimin e gjakut dhe në përthithjen e hekurit.

9. Kuinoa

Janë super të shëndetshme dhe lehtësisht të tretshme. Ato janë burim i shkëlqyer i vitaminave B, të pasura me hekur dhe ndihmojnë për masën muskulare dhe funksionin e sistemit nervor.

10. Farat e shegës

Janë të pasura me fibra, vitamina K dhe C. Konsumi i tyre ju ndihmon të mos lejoni mpiksjen e gjakut dhe të stimuloni sistemin imunitar. Shumë të pasura me antioksidantë, farat e shegës ndihmojnë në uljen në peshë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial