7 Ushqime për të Pastruar Mëlçinë pas Covid-19

7 Ushqime për të Pastruar Mëlçinë pas Covid-19

Një nga organet që prek Covid-19 është edhe mëlçia. Në fakt, më shumë e dëmtojnë konsumi i antibiotikëve të shumtë apo ilaçeve të tjera që merren për shkak të Covid-19 sesa vetë virusi.

Po përpara se të drejtoheni sërisht tek ilaçe të tjera, më mirë zgjidhni rrugën natyrale të pastrimit të mëlçisë. Më poshtë po ju listojmë çfarë ju duhet për një mëlçi të shëndetshme.

Perimet gjethe gjelbëra

Klorofili që gjendet tek perimet e gjelbëra si kastraveci, lakra kale, spinaqi apo majdanozi janë të afta jo vetëm të pastrojnë mëlçinë por edhe të stimulojnë rigjenerimin e saj. Idealja do të ishte ti konsumoni këto perime të gjalla në sallatë apo në lëngje të ndryshme.

Rradhiqet

Rradhiqet janë bimë me fuqi të mëdha pastruese dhe plot me hekur, magnez, potas, zink dhe vitamina A, C, B dhe D. Ato janë fantastike për sistemin stretës, për mëlçinë dhe tëmthin si dhe për qarkullim të mirë për gjakun. Mund ti bëni çaj, sallatë apo ti përdorni lëngun.

Hudhra

A e dini se kjo perime ka 17 aminoacide, 8 minerale të ndryshme dhe vitamina A, B1 dhe C? Është fantastike për të nxjerrë çdo papastërti nga trupi.

Turmeniku

Ndihmon në pastrimin e mëlçisë me vetëm pak konsum të saj. Por jo vetëm, ndihmon personat me hepatit dhe ndihmon rigjenerimin e mëlçisë.

Koriandër

Kjo është një erëz magjike për të hequ metalet e rënda nga mëlçia. Mos harroni ta hidhni në lëngje të ndryshme për veprim fantastik në trupin tuaj. Kjo sepse koriandra ka fuqi anti-bakteriale, anti-mykotike dhe anti-virusale.Kini parasysh se kjo erëz e vogël ul edhe kolesterolin dhe ndihmon qarkullimin e gjakut.

Rrepat

Rrepat mund të bëjnë mrekulli në shëndetin tuaj. Kjo perime përmban folate, hekur dhe betainë. Ësshtë plot me fibra dhe ju ul inflamacionin duke ju bërë më të fortë.

Fibra nga fruta-perimet

Mos harroni të konsumoni fibra sa më shumë gjatë ditës tuaj, të siguruar natyrisht më së miri nga fruta-perimet. Ndaj mos u kurseni në konsumin e fruta perimeve të freskëta në sallata, lëngje, etj.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial