Pija Detoks që ju Lehtëson Menjëherë

Pija Detoks që ju Lehtëson Menjëherë

Nëse ndiheni të fryrë, të sikletosur, keni ngrënë shumë apo keni ngrënë keq, një pije e thjeshtë mund t’ju bëjë punë.

Në fakt jo vetëm që ju bën mirë dhe ju çliron nga pasojat e konsumit të ushqimeve të këqija menjëherë, por edhe ju pastron organizmin nga mbetjet dhe yndyrnat e këqija.

Kjo pije është e mbushur me vitamina A dhe K dhe gjithashtu ju ndihmon në uljen e inflaamacioneve të ndryshme në trup dhe lufton edhe radikalet e lira që ju dëmtojnë.

Çfarë ju duhet?

1 karrotë;

½ mollë;

1 tufë sa dora me spinaq;

Ujë;

1lugë gjelle matcha; dhe

Kuba akulli.

Përgatitja

Zieni në avull për 10 minuta karrotën dhe mollën dhe më pas lerini të ftohen. Kjo zierje e lehtë i shton vlerat e tyre ushqimore. Hidhni më pas përbërësit në blender me ujë sipas dëshirës. Mos harroni matcha, një lugë nga e cila bën mrekulli me shëndetin dhe pasi ti përzieni shtojini akull sipas dëshirës. Kjo pije ka pak kalori dhe efekt të menjëhershëm në uljen e fryrjeve të zorrëve, stomakut, etj.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial