Gogozhare Speciale për 30 Minuta

Gogozhare Speciale për 30 Minuta

Në këto ditë të ftohta dimri asgjë nuk shijon më shumë se një pjatë e ngrohtë groshë me turshi apo gogozhare të bëra vetë.

Ju duhet vetëm pak kohë dhe përbërësit e duhur për pjatën më të shijshme të gogozhareve që keni ngrënë ndonjëherë.

Përbërësit

Për 4 persona ju nevojiten:

6 speca të kuq rrumbullak;

2 gjethe dafinë të mëdha;

5 thelpinj hudhër të qëruar;

1 filxhan kafeje vaj ulliri extra të virgjër;

½ filxhan kafeje uthull molle organike;

5 kokrra piper shumë ngjyrësh;

Kripë sipas dëshirës (por duke qenë se specat janë të ëmbël duhet pak më shumë).

Përgatitja

Në një tenxhere shtrojmë specat që të zenë të gjithë shtresën e fundit të saj. Hedhim vajin, uthullën dhe kripën.

Mbyllim tenxheren dhe e lemë në zjarr të mesëm për 15 minuta me kapak të mbyllur. Pas 15 minutash shtojmë piperin dhe dafinën dhe e lemë edhe 15 minuta të tjera. Specat arrijnë pjekjen perfekte dhe vaji me uthullën krijojnë një krem perfekt.

Këshillë: Specat janë të mrekullueshëm dhe të pajisur me shumë vitamina dhe pak kalori. Specat e kuq janë të pajisur me shumë vitamina C, A dhe potas. Ndaj mos u kurseni në konsumimin e tyre pasi kanë edhe shumë folate, fibra dhe hekur.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial