Një Supë Krem Brokoli për të Lëpirë Gishtat

Një Supë Krem Brokoli për të Lëpirë Gishtat

Ka aq shumë receta supash sa nuk do të dilnin ditët e një viti të tërë. Por po ju japim një recetë unike: të shpejtë, super të shëndetshme dhe e përshtatshme edhe për veganët.

Për 4 persona ju nevojiten:

2 brokoli të vogla;

3 patate mesatare;

3 karrota;

1 qepe të vogël;

1 presh të vogël;

Pak pluhur hudhre;

Maja ushqyese (nëse gjeni)

Kripë;

Vaj ekstra i virgjër.

Përgatitja

Zieni patatet dhe karrotat me lëkurë, pasi i keni pastruar mirë qepën edhe preshin në avull për të ruajtur vlerat më të larta ushqyese të perimeve. Hidhini në blender kur ato të jenë zbutur the të mund të shtypen me pirun duke i përzierë pak më lëngun e perimeve të ziera. Shtoni po këtu një gjysëm lugë kafeje pluhur hudhër dhe majanë ushqyese (sipas dëshirës).

Shtoni në blender edhe një nga brokolit e zierë, ndërsa brokolin tjetër prejeni në copa të vogla mënjanë.

Masën e shtypur hidheni në tenxhere, ku do shtoni kripë, piper sipas dëshirës, vajin dhe brokolit e prera.

Kujdesuni që brokolit ti zieni vetëm 8 minuta.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial