Niseni 2020 duke Rritur Nivelet e ‘Hormonit të Dashurisë’

Niseni 2020 duke Rritur Nivelet e ‘Hormonit të Dashurisë’

Pse të mos e nisim këtë vit të ri me më shumë dashuri. Të lemë pas stresin, nervat, lodhjen, çdo gjë që na bën të ndihemi keq dhe ta bëjmë jetën pak më rozë.
Në fakt përtej ‘premtimeve’ të vitit të ri, ka një mundësi që e gjitha kjo të ndodhë, thjeshtë duke rritur nivelin e oxitoksinës ose siç njihet ndryshe në botën e mjekësisë si ‘hormoni i dashurisë’.
Ky hormon i cili rritet kur përballemi me situata stresuese për ti dhënë mundësi trupit të balancojë situatën, është përgjegjës për marrëdhëniet shoqërore, për të menaxhuar stresin, për gjidhënie më të mirë, për të luftuar obezitetin si dhe për të frenuar plakjen.
Po si mund ta rrisim nivelin e këtij hormoni?
Qeshni sa më shumë;
Flisni me njëri-tjetrin;
Jepni dhe merrni dhurata;
Dëgjoni muzikën që pëlqeni;
Thuajuni njerëzve që i doni;
Bëni aktivitetin fizik që ju pëlqen;
Uluni në tryezë dhe konsumoni vaktet ushqimore me familjen;
Shijoni momentin.
Oksitoksina nuk gjendet në ushqime, por mund të ndikojë në prodhimin e saj përdorimi i disa vajrave esencialë që ju pëlqejë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial