Sa Vitaminë C na Duhet Realisht në Ditë

Sa Vitaminë C na Duhet Realisht në Ditë

Për vite e shekuj popullsitë janë edukuar të konsumojnë suplemente për të marrë vitaminat e nevojshme për shëndet të mirë.

Por nuk është e nevojshme të marrim një suplement ditor me vitaminë C, kur në fakt shumë mirë mund ta plotësojmë atë nga ushqimi.

Studiuesit amerikanë kanë provuar se kur konsumon 15 mg vitaminë C trupi e thith atë të gjithën.

Por çfarë ndodh nëse për shëmbull konsumojmë 1000 mg? Trupi vlerëson se është një vlerë shumë e lartë dhe nuk e përthith fare atë, çka bën që vitamina C siç konsumohet të dalë jashtë me jashtëqitjen.

Niveli i artë duket se është gjetur. Është 200 mg në ditë. Kaq i nevojitet një personi të ketë si vlerë ditore të vitaminës C.

Nëse konsumoni 200 mg, trupi e përthith menjeherë. Por keni edhe një tjetër alternativë, që këtë sasi ta merrni pa suplemente por me ushqim.

Një porcion fruta perime në ditë përmban 50 mg vitaminë C. Pra konsumoni 4 porcione të tilla ditore. Sa është një porcion? Një porcion zakonisht është 80 gramë, pra psh 1 mollë, 1 banane, veç e veç konsiderohen një porcion.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial