Rreziku i Ëmbël i Sheqerit

Kur flasim për shëndetin, sigurisht që sheqeri ka një reputacion shumë të keq.
Fatkeqësisht ai gjendet kudo, në fruta, produkte të ndryshme ushqimore, produktet e qumështit, etj. Praktikisht është i pashmangshëm. E vetmja gjë që mund të bëjmë për të reduktuar konsumin e tij është të kuptojmë konsumimin e sheqerit të keq dhe atij ‘të mirë’.
Burimet më të këqija të sheqerit janë:
Konfleksat;
Pijet energjike;
Pijet e gazuara;
Kosat me shije të ndryshme;
Biskotat;
Kekë apo karamele;
Supat e gatshme;
Salca të ndryshme të gatshme.
Nëse konsumojmë produktet e mësipërme shanset për diabet, problemet me zemrën, obezitet, etj janë shumë të mëdha.
Në një studim të publikuar në gazetën e mjekësisë JAMA, thuhet qartë se pas një periudhe 15 vjeçare studimore u arrit në konkluzion se personat që e bazonin dietn e tyre kryesisht tek sheqeri, kishin 38% më shumë mundësi të vdisnin nga sëmundjet e zemrës apo sëmundje të tjera të shkaktuara nga inflamacioni i sheqerit, si kanceri, apo sëmundjet e mëlçisë. Sipas këtij studimi një i rritur konsumon 24 lugë çaji sheqer në ditë nga burime të ndryshme të barabarta me 384 kalori në ditë. Instituti ndërkombëtar për Kancerin këshillon që kjo shifër të ulet në 9 lugë çaji në ditë, pra 150 kalori për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundjet.
Po si mund ta ulni konsumin e sheqerit? Shikoni këto alternativa
Përdorni sheqerin kaf;
Konsumoni fruta;
Përdorni Mjaltin.


You must be logged in to post a comment.