‘Hile’ të Vogla për të Luftuar Inflamacionin

Inflamacioni ngre krye gjithnjë në stinën e dimrit. Veçanërisht kur prekeni nga viroza të ndryshme, baktere apo grip sezonal.
Por ka disa ‘hile’ të thjeshta që mund t’i përdorni në çdo rast, si për të parandaluar virozat e stinës ashtu edhe për të shuar çdo vatër inflamacioni në trupin tuaj.
Mjafton të bëni zgjedhjet e duhura ushqimore. Dieta ditore ushqimore luan rol kyç tek inflamacioni pasi çfarë konsumojmë ushqen ose kuron inflamacionin.
Fatmirësisht lista e produkteve të mëposhtme është provuar që redukton dhe zhduk inflamacionin, dhe nëse nuk jeni alergjik mos u kursëni në konsumin e:
Fruta dhe perimeve; veçanërisht ato me ngjyrë të errët të njohura për vetitë e tyre kuruese dhe antioksidante.
Arra dhe fara; konsumi i tyre lidhet direkt me uljen e inflamacionit dhe veçanërisht lufton sëmundjet e zëmrës dhe diabetin. Një filxhan me arra, bajame dhe fara të ndryshme në ditë mjafton.
Pijet; polifenolet ne kafe dhe flavonolet në kakao janë provuar se kanë veti anti-inflamative. Nëse jeni kundër konsumit të kafes, atëherë ju sugjerojmë konsumimin e çajit jeshil i pasur me anti-oksidantë që bëjnë mrekulli.


You must be logged in to post a comment.