Stërvitje në Shtëpi apo Palestër, Cila Është më Efektive?

Stërvitje në Shtëpi apo Palestër, Cila Është më Efektive?

Të gjithëve na ka shkuar në mend kjo pyetje, të paktën një herë në jetë. Dita e ngarkuar e punës, familja, detyrimet, etj gjithnjë të bëjnë të mendosh për një rrugë të shkurtër (disa ushtrime në shtëpi), që në fund del se nuk është një rrugë fare pasi ato harrohen fare.

Është si dieta që gjithnjë do të nisë ditën e hënë, si një pretekst për të abuzuar edhe pak në fundjavë.

Por ekspertët e Universitetit të Harwardit i kanë dhënë një përgjigje edhe kësaj dileme të madhe që mos t’ju lënë më mundësi të fshiheni pas ‘ushtrimeve fizike’ në kushtet e shtëpisë.

Në raportin e fundit të publikuar për këtë çështje, ata janë kategorikë, ushtrimet fizike duhen bërë jashtë ambienteve të shtëpisë. Arsyet janë të shumta:

Nëse bëni pagesën mujore apo vjetore, keni një motiv më shumë për të frekuentuar palestrat apo klasat e yogës, nëse nuk doni që paratë e shpenzuara t’ju shkojnë dëm;

Klasat ofrojnë aktivitete të ndryshme dhe larmishmëri teknikash ku ju mund të sfidoni veten dhe aftësitë tuaja;

Në palestra keni të gjitha mjetet e nevojshme që ju duhen për të kryer aktivitetin fizik dhe po ashtu hapësirën e pakufizuar;

Keni trajner i cili kujdeset që ju ushtrimet t’i bëni si duhet;

Jeni të rrethuar nga njerëz të tjerë të cilët mund ta bëjnë qëndrimin tuaj më të këndshëm; dhe mbi të gjitha është motivuese.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial