Sekretet për tu Furnizuar me Magnez

Nëse në dorë keni një recetë nga mjeku për të blerë një suplement magnezi, mendohuni dy herë para se të ndaleni në farmaci.
Ka një mënyrë më të shëndetshme për të plotësuar mungesat e kësaj vitamine dhe sekreti qëndron tek përzgjedhja e ushqimeve.
Tek e fundit, nuk ju kushton aspak ta provoni deri në analizat e ardhshme, për të parë suksesin apo jo të zgjedhjes që keni bërë.
Po ju japim një mënyrë të thjeshtë për të kombinuar ushqimet që trupi juaj të përthithë sa më shumë magnez, duke mbushur depot tuaja të boshatisura.
Listën e nisim me produktet më të shijshme:
Çokollata e zezë;
Bajame;
Banane;
Fiq të thatë; dhe
Fara kungulli.
Për të vijuar me produkte ndoshta jo shumë të pëlqyeshme por super të shëndetshme si:
Fasulet e zeza;
Spinaqi;
Kosi ose Kefiri; dhe Avokado.
Nëse në dietën tuaj të përditshme do të përfshini të paktën dy nga këto produkte, është pak por e sigurt që në fund të muajit, depot tuaja të magnezit do të jenë të mbushura dhe analizat do t’ju a vërtetojnë këtë.


You must be logged in to post a comment.