Fruta-Perimet e Vjeshtës që Bëjnë Mrekulli

Ka një mënyrë të thjeshtë për të nisur me këmbë të mbarë të ushqeheni shëndetshëm. Nuk duhet domosdoshmërisht që të jetë e hënë, fillim muaji apo viti.
Niseni me diçka të thjeshtë: konsumoni fruta dhe perime të stinës.
Në këtë mënyrë do të nisni për së mbari muajin javën dhe vitin. Nuk ka nevojë për plane afatgjata apo shumë vullnet.
Memorizoni listën e stinës së vjeshtës dhe sa herë bëni pazarin fokusohuni të merrni produktet e mëposhtme:
Mollë;
Rrepa;
Brokoli;
Karrota;
Lulelakër;
Lakër;
Kale;
Patëllxhana;
Kunguj;
Dardha;
Hurma;
Shegë;
Sallatë jeshile;
Rukola;
Speca; dhe
Qepë.
Arsyet pse duhet të konsumoni produktet e stinës janë të shumta, por më kryesorja është se ato nuk kanë pesticide të tepërta apo kimikate të tjera shtesë.
Janë një ‘kurë’ e mirë për virozat e stinës; dhe
Plotësojnë të gjitha nevojat ditore të vitaminave.


You must be logged in to post a comment.