Vaji më i Shëndetshëm për Gatim

Pikëpyetja me të cilën përballen amvisat çdo ditë është se çfarë do të gatuajnë. Por edhe nëse kuzhina nuk është vendi i duhur për ju, vijoni leximin e këtij artikulli për të kuptuar se çfarë vaji duhet të përdorni për gatimin qoftë edhe të një veze të skuqur, pasi zgjedhja që bëni ka rëndësi për shëndetin tuaj.
Pra cili është vaji më i mirë për të gatuar? Ai që nuk shkakton toksina, probleme për shëndetin dhe yndyrna të këqija?
Vendin e parë e zë vaji i avokados.
Arsyeja është e thjeshtë, është i mbushur me yndyrna të shëndetshme dhe mbi të gjitha nuk ndryshon deri në 220 gradë Celsius. Por përfitimet e tij janë shumë herë më të mëdha. Është i pasur me acid oleik dhe antioksidantë të shumtë. Mund ta përdorni kudo, në gjella të ndryshme, sallata, pasta, etj. Në Shqipëri mund ta gjeni në dyqanet bio-organike, Bio-You supermarket dhe të gjitha dyqanet Neranxi.
Gjalpi i dhisë
Është pak i vështirë për tu gjetur në formën e tij më të mirë, pra i bërë nga qumështi i dhive të ritura në natyrë. Por nëse e gjeni është yndyrë shumë e shëndetshme dhe gjalpi i dhive mund të përdoret fare mirë në shumë gatime pa u ndjerë fare keq për yndyrnat që po fusni në trup. Reziston temperature deri në 300 gradë Celsius, nuk përmban toksina dhe mbi të gjitha ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë.
Përdoret kudo, në perime, sallata, për bukën, etj.
Vaji i arrës së kokosit
Edhe ky vaj është fantastik për tu përdorur në gatimet e përditshme. E keqja e këtij vaji, është se nuk duron nxehtësi të mëdha dhe mund të përdoret deri në 170 gradë Celsius. Është ideal për tu përdorur në sallata të ndryshme dhe përmirëson ndjeshëm funksionin e trurit dhe rrit metabolizmin.
Vaji i ullirit extra të virgjër
Mund të thuhet pa frikë se është më i miri dhe më praktiku për tu përdorur në gatim. Është i pasur me antioksidantë të shumë, vlera ushqyese si asnjë vaj tjetër, vetëm kini kujdes mos e përdorni në nxehtësi më të mëdha se 200 gradë Celsius.
Përdorimi i këtij vaji përmirëson shëndetin e zemrës, lufton inflamacionin, dhe shijon shumë në perimet e pjekura.
Vajrat që duhen shmangur
Por përveç vajrave të shëndetshëm ka një listë të gjatë të vajrave që duhen shmangur në mënyrë kategorike. Kështu është për shembull vaji vegjetal dhe vaji i misrit. Këto dy lloje vaji janë promotorë të inflamacionit dhe të mbushur me yndyrna jo të shëndetshme që shpesh reflektohen në rritje të kolesterolit të keq. Gjatë skuqjes ose zierjes këto dy llojë vaji prodhojnë substanca të dëmshme për shëndetin që shkaktojnë sëmundje apo radikale të lira.


You must be logged in to post a comment.