Shafrani, Erëza e Shtrenjtë që duhet Patjetër ta Provoni

Shafrani, Erëza e Shtrenjtë që duhet Patjetër ta Provoni

Shafrani është një prej erëzave më me vlera dhe më e kushtueshme në botë. Po pse duhet patjetër ta provoni dhe ta bëni pjesë të dietës tuaj? Po ju rendisim disa nga përfitimet e konsumimit të saj, por edhe receta se si mund ta përdorni.

Përmirëson ndjeshëm funksionimin e zemrës;

Përmban fuqi të mëdha anti-kancerogjene;

Ndihmon tretjen dhe rënien në peshë; dhe

Lehtëson depresionin dhe ankthin.

Po si mund ta përdorni?

Shafrani është vërtetë shumë i kushtueshëm, por ju mjafton dy gramë pistila shafrani që në Shqipëri kushtojnë vetëm Lek 2000 për konsum të përditshëm.

Bëni një çaj.

Ju mjaftojnë dy pistila për person për të bërë një çaj me shafran. Nëse do të bëni një çaj për dy persona atëherë zieni ujin dhe në fund shtoni 4 pistila shafrani. Do të shihni që filxhani to të marrë ngjyrë të kuqe në të artë menjëherë. Shtojini një lugë mjaltë organik dhe shijojeni  në darkë para se të flini.

Të njëjtën gjë mund ta bëni me qumësht. Përfitimet janë unike. Veçanërisht për ata që duan të mbajnë larg sëmundjet e këqija, apo ruhen nga ripërsëritja a tyre.

Pistilat gjithashtu mund ti shtoni në supa të ndryshme. Mos haroni vetëm dy për person. Pse jo të mos i shtoni një pjatë me oriz, mjafton të hidhni pistilat për sa persona dëshironi në ujin me të cilin do të bëni orizin.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial