Migrena dhe Rreziku i Problemeve me Zemrën

Migrena dhe Rreziku i Problemeve me Zemrën

Të vuash nga migrena ka anët e saj negative por edhe pozitive. Së pari, ta fillojmë nga më e keqja.

Të gjithë ata persona që vuajnë nga migrena, nëse e kanë të trashëguar apo jo duhet të tregojnë kujdes shtesë për zemrën, pasi migrena ka pasoja të rënda dhe shton riskun e atakut të zemrës apo ishemisë në tru.

Ndaj analizat dhe kontrollet duhet të jenë të shpeshta të vazhdueshme sidomos pas moshës 40-vjeçare, Universiteti i Haëardit sugjeron.

Por ja që ka edhe disa anë pozitive të vuash nga migrena.

Do t’ju duket e çuditshme, por njerëzit që vuajnë nga migrena duket se kanë një mburojë ndaj diabetit. Një studim i fundit tregon se personat e diagnostikuar me migrenë nuk prekeshin nga diabeti. Kështu provoi dhe studimi i kryer në 75.000 persona të monitoruar për një periudhë 10 vjeçare.

Po çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhembjet e kokës?

  1. Menaxhoni stresin, sa më shumë stres të keni aq më shumë do t’ju shtohen dhembjet e kokës nga migrena;
  2. Stërvituni. Bëni stërvitjen që ju pëlqen, e rëndësishme është të fokusoheni diku tjetër, jo tek sëmundja;
  3. Pushoni më shumë. Një gjumë i mirë 7-9 orë gjatë natës, do të reduktonte shpërthimet e migrenës;
  4. Përmirësoni ushqimin. Zgjidhni sa më shumë fruta dhe perime të stinës.
  5. Provoni meditimin dhe yoga. Janë fantastike për menaxhimin e stresit dhe frymëmarrjes.
Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial