Ushqimet më të Mira për Melçinë

Shumë njerëz as nuk e dinë se vuajnë nga mëlçia, vetëm kur analizat tregojnë të kundërtën. E vetmja gjë që ndoshta mund të kenë ndierë është një dhembje e lehtë në pjesën abdominale që kalon shpejt, duke mos i bërë të drejtohen tek mjeku.
Në pjesën më të madhe, mëlçia sëmuret për shkak të konsumit të alkoolit. Por ka edhe sëmundje që lidhen me trashëgimninë, ushqimin e gabuar, apo sëmundje të tjera si diabeti.
Në rast se analizat tuaja vërtetojnë se mëlçia juaj po sëmuret nga dieta e keqe, po ju japim një listë ushqimesh për ta bërë këtë organ të ri fringo. Ose edhe për ju që e keni mëlçinë top, ju ndihmojnë ta mbani atë në po të njëjtën gjendje, pse jo edhe më të mirë.
Ushqimet që duhet të konsumoni
Vaj ulliri;
Fruta;
Perime;
Fasule;
Sardele;
Salmon;
Çaj jeshil;
Avokado;
Fara dhe arra të ndryshme.
Ushqimet që duhet të shmangni
Alkolin;
Kafeinën;
Vaj vegjetal;
Fruta apo perime me nivel të lartë pesticidesh;
Sheqer;
Ëmbëlsira;
Mish jo të rritur në natyrë.


You must be logged in to post a comment.