Zyrtare: Dieta e Varfër Vret më Shumë se Cigarja

Studimi i fundit i botuar në ‘The Lancet’ tregoi se 1 në 5 vdekje në botë ndodhin nga dieta e varfër. Ndonëse nuk është surprizë që një sërë sëmundjesh lindin si pasojë e konsumit të ushqimeve të këqija, studimi i fundit tregoi se në shkallë globale dieta e keqe është përgjegjëse për më shumë vdekje se sa nga faktorët e tjerë.
Studimi i bërë nga ‘The Lancet’ u bazua në konsumin e banorëve në 195 shtete të ndryshme për një periudhë 27-vjeçare nga 1990-2017. Thelbi i këtij studimi ishte të vlerësonte dietën e shumë njerëzve dhe sëmundjet që zhvilloheshin prej saj.
Ky studim tregoi se më të rrezikuarit ishin njerëzit që konsumonin pak fruta, perime dhe fruta të thata si dhe ata që konsumonin mish të kuq, ëmbëlsira dhe pije me gaz.
Studiuesit besojnë se përmirësimi i dietës ushqimore mund të shpëtojë 1 në 5 vdekje. Studimi arriti në përfundimin se 11 milionë vdekje në vit ndodhin për shkak të dietës së keqe, kurse 10 milion për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.
Këshilla praktike për dietë të mirë
Duhet të konsumoni 200-300 gramë fruta në ditë që janë mesatarisht dy fruta;
Duhet të konsumoni 300-430 gramë perime në ditë;
Bishtajore, 50-70 gramë në ditë;
Drithëra, 100-150 gramë në ditë;
Arra dhe fara 25 gramë në ditë;
Qumësht: 350 ml në ditë; (dhie)
Mish i kuq: 27 gramë në ditë;
Fibra, 28 gramë në ditë.


You must be logged in to post a comment.