Konsumoni Vetëm 3 Hurma Arabie në Ditë dhe…

Konsumoni Vetëm 3 Hurma Arabie në Ditë dhe…

Nëse ju pëlqejnë të ëmbëlsirat, mund t’i zëvendësoni fare mirë me hurmat e Arabisë. Në mënyrë krejt natyrale ju mbushin me energji, ju ëmbëlsojnë dhe ju japin dozën e nevojshme ditore të fibrave ju duhen.

Madje ju sugjerojmë që të konsumoni tre hurma të tilla në ditë, do t’ju ëmbëlsojnë dhe ndryshimet në trup do t’i shihni në më pak se një javë.

Përfitimet nga konsumi i përditshëm i hurmave të Arabisë

  1. Ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Një studim i kryer nnga Departamenti i Ushqimit dhe Shkencës në SHBA arriti në përfundimin se të gjithë personat që konsumonin hurma Arabie kishin një shëndet të mirë të zorrëve, baktere të mira në to dhe jo qeliza të dëmshme.

  1. Merrni energji të shpejtë që zgjat

Hurmat përmbajnë sheqer natyral, fruktozë dhe sucrose duke ju dhënë një energji të shpejtë kurdo që ju ta dëshironi atë. Ndryshe nga ëmbëlsirat apo çokollatat, hurmat përmbajnë fibra, potas, magnez dhe shumë vitamina të tjera dhe antioksidantë që do t’ju furnizojnë me energji.

  1. Përmirësojnë tretjen

Nëse dëshironi të keni një tretje të mirë dhe të rregullt, atëherë konsumoni tre hurma Arabie në ditë. Fibrat që ato përmbajnë përmirësojnë ndjeshëm tretjen tuaj. Në fakt, Gazeta Britanike për Ushqimin, zbuloi se personat që konsumuan për 21 ditë rresht nga 7 hurma në ditë, patën një rritje të tretjes në krahasim me të tjerët që nuk konsumuan dhe kjo ndihmoi në rënie në peshë, përthithje të vlerave ushqimore dhe marrjen e energjive të duhura.

  1. Mund të bëheni më të zgjuar

Hurmat përmbajnë Vitaminë B6 e cila ndihmon ndjeshëm performancën e trurit. Ato kanë vërtetuar se ndihmojnë trurin të përballojë stresin dhe depresionin që në fakt ndodh kur nivelet e kësaj vitamine bien ndjeshëm. Kështu që kur nuk jeni në humor, mos harroni konsumoni dozën tuaj ditore të hurmave.

  1. Përmirësojnë funksionimin e zemrës

Po. Është e vërtetë. Potasi që përmbajnë hurmat ka veti magjike në uljen e kolesterolit të keq. Kështu që: investoni tek hurmat, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore dhe do të zbuloni rrugën drejt një shëndeti të mirë për një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial