Mjaltë me Kanellë, Kombinimi Perfekt

Nëse dëshironi të forconi imunitetin dhe të luftoni bakteret apo mikrobet në organizëm ka një përbërje që ju bën punë menjëherë. Mjaltë me kanellë. Kombinimi perfekt për një shëndet më të mirë.
Përzierja e këtyre dy super-ushqimeve krijon një armë të fuqishme anti-mikrobike, anti inflamatore dhe anti-oksidante.
Fuqitë e mjaltit me kanellë
Ndihmojnë në kontrollin e alergjive stinore;
Luftojnë diabetin;
Reduktojnë infeksionet e lëkurës;
Përmirësojnë frymëmarrjen dhe ju ndihmojnë të përballoni gripin;
Një armë e mirë kundër infeksioneve urinare;
Përmirësojnë tretjen;
Shtojnë energjinë e përgjithshme; dhe
Përmirësojnë shëndetin e dhëmbëve.
Si ta përdorni
1 lugë çaji mjaltë orgaink
1/2 lugë çaji kanellë
Përziejini mirë dhe konsumojeni këtë përzierje një herë në ditë.
Nëse nuk e konsumoni dot të gjithën, ndajeni masën në gjysëm dhe konsumojeni për dy ditë.
Kujdes: Nëse kjo përzierje ju shkakton dhembje stomaku ose përzierje ndërpriteni. Ka njerëz të cilët nuk e tolerojnë plotësisht.


You must be logged in to post a comment.