Si të Çlironi Damarët e Ngrirë të Shpatullave dhe Qafës

Si të Çlironi Damarët e Ngrirë të Shpatullave dhe Qafës

Jemi në pranverë, stina tipike e paqëndrueshme ku dielli mashtrues zëvendësohet shumë shpejt nga erëra që të kthejnë brenda pak çastesh pas në stinën e dimrit.

Është stina tipike e dhembjeve të qafës, ngrirjes së damarëve dhe ftohjeve të ndryshme. Ngrirja e shpatullës ose të damarëve është një simptomë shumë e shpeshtë në këtë periudhë, veçanërisht nëse jeni 40-60 vjeç.

Por çfarë mund të bëni nëse ju ndodh një gjë e tillë?

Përpara se të pini një ibuprofen apo ndonjë medikament tjetër për dhembje, një qese me akull do t’ju bënte më shumë punë dhe menjëherë. Vendosni një qese të tillë në vendin që ju dhemb për 10-15 minuta. Përsëriteni disa herë në ditë këtë veprim, dhembja do t’ju ikë më shpejt se sa me medikamente.

Disa ushtrime të vogla të krahut,  si ulje ngritje e tij pa e lëvizur shumë do t’ju ndihmonte po ashtu.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial