Ushtrimet që Zgjasin Jetën

Ushtrimet që Zgjasin Jetën

Prej dekadash është provuar se aktiviteti fizik përmirëson ndjeshëm shëndetin, forcon kockat, ndryshon humorin dhe ju mbron nga sëmundjet kronike dhe ato të zemrës. Nëse nuk dini se si të nisni një aktivitet fizik, po ju japim disa hapa të thjeshtë se si të dilni nga rutina e të përmirësoni jetën tuaj.

Bazuar në studimet e fundit, sugjerohet të bëhet 150-300 minuta aktivitet fizik në javë (palestër, aerobi, ecje, vrap, biçikletë apo not).

Nga ta nisni?

Së pari bazohuni tek siguria

Ecja dhe ushtrimet e lehta janë të sigurta për shumë njerëz. Kështu që ju këshillojmë ta nisni me ecje në natyre, pak me rritëm. Do të japë rezultat.

Fillojeni me ngadalë

Nëse nuk jeni stërvitur më parë, është mirë që ta nisi pak e nga pak për të mos pasur pasoja dhe të ndiheni mirë. Për shembull, niseni me një ecje 10-20 minuta tre herë në jave. Më pas shtojeni deri ne 150 minuta në javë. Më vonë mund të intensifikoni stërvitjen tuaj aq sa mundeni.

Mos u trembni nga palestra

Çdo lëvizje është e mirë. Ndaj nuk duhet të trembeni nga palestra dhe as nga pesha juaj nëse është e madhe, po shkoni në palestër për të ardhur në formë. Përqendrohuni në objektivat tuaja, vetëm kaq duhet t’ju interesojë.

Bëni një plan

Nëse realisht keni objektivë për të rënë në peshë, atëherë bëni një plan se çfarë doni të arrini për një periudhë të gjatë. Bëni një calendar stërvitjeje dhe pakt me veten për t’i shkuar deri në fund.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial