Katër Hapa të Thjeshtë për të Jetuar më Gjatë

Katër Hapa të Thjeshtë për të Jetuar më Gjatë

Gazeta Amerikane e Shëndetit Publik, ka disa këshilla praktike për të jetuar më gjatë dhe përmirësuar shëndetin.

Sigurisht që ndoshta të gjithë i dine, mendojmë nga pak dhe i diskutojmë edhe pse jo gjithnjë i zbatojnë, por mirë është t’i keni parasysh.

Sipas kësaj gazete, nëse ushqeheni shëndetshëm, stërviteni nga pak, shmangni apo reduktoni duhanpirjen dhe konsumoni alkool në mënyrë të moderuar, mund t’ju shtojë vite të tëra jetë.

Dhe në fakt, po të lexosh mes rreshtave, këto këshilla nuk janë edhe aq strikte.

Kur flasim për stërvitje, mjafton të bëni një aktivitet fizik që ju pëlqen tre herë në javë. Po kështu, nuk bëhet fjalë për t’i bërë ‘block’ duhanit, konsumimi i disa cigareve në ditë nuk është fundi i botës dhe as e ndaluar. Konsumim i rregullt po.

Me ushqim të shëndetshëm duhet kuptuar konsumimi i piramidës ushqimore në tërësinë e saj, pra fruta, perime mundësisht organike dhe të limitoni me sa mundësi keni mishin e kuq dhe produktet e përpunuara dhe konsumim alkooli me karar. Një apo dy gota në fundjavë janë të pranueshme.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial