Truke të Thjeshta për të Përmirësuar Shëndetin

Është fiks ajo periudhë e vitit kur filloni të mendoni se disa kilogramë ndoshta duhen hequr jo vetëm për tu ndjerë më mirë por edhe për tu dukur bukur me rroba banje.
Por përpara se të nisni një dietë drastike apo të bëni ndryshime të mëdha që shpesh herë përfundojnë me disa kilogramë më tepër, bëni ndryshime të vogla që do t’ju mbushin me energji dhe do t’ju tresin ‘dhjamin’ e tepërt.
Më poshtë po ju japim disa ide për të përmirësuar jetesën duke ‘hequr’ disa kilogramë pa shumë mund.
Hiqni dorë nga ëmbëltuesit artificialë
Gjenden kudo por mundohuni ti shmangni. Nëse pini kafe me sheqer ‘dietik’ apo zëvendësues të sheqerit, mos e bëni, ju bën më keq. Më mirë përdorni mjaltë organik ose Stevia.
Bëni stërvitjen që mundeni
Nuk ia dilni të shkoni dot në palestër? Nuk keni kohë për yoga? Nuk është fundi i botër, ju mund të gjeni 20 minuta kohë për të bërë disa ushtrime të vogla në shtëpi, apo për të praktikuar yogën tuaj në ambientin ku jeni. Ose bëni një ecje të shkurtër sa për të mos lënë trupin tuaj të plogështohet.
Qëndroni në këmbë
A e dini se qëndrimi i shpeshtë në këmbë për periudha të shkurtra ju ndihmon të digjni më shumë kalori? Ja që po. Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se alternimi i të qëndruarit ulur dhe në këmbë ju ndihmon të digjni kalori thjesht pa bërë asgjë.
Blini një lule për shtëpi
Ndoshta ka ardhur koha të blini një lule për shtëpi. Por bëni zgjedhjen e duhur të blini lule që pastrojnë ajrin në shtëpinë apo zyrën tuaj. Ka disa lule që ndihmojnë në pastrimin e ajrit në ambientet ku qëndroni dhe jetoni.
Provoni kefirin
Probiotikët ju duhen patjetër në dietën e përditshme. Pse nuk provoni kefirin, e bërë nga kosi i dhive. Është i mirë, ndihmon tretjen, ju balancon florën e zorrëve dhe ju rrit imunitetin. E gjeni në dyqanin ‘Mia’ në Tiranë.
Bëni zgjedhje organike
Mundohuni të konsumoni fruta dhe perime të rritura pa pesticide apo nitrate shtesë. Synoni fermat organike dhe dyqanet që tregtojnë produkte bio.
Reduktoni përdorimin e teknologjisë
E di që është e vështirë por mundohuni të qëndroni sa më larg teknologjisë, telefonave, PC, Ipad, TV, etj. Të konsumojnë trurin dhe dëmtojnë shëndetin mendor.
Jo TV para gjumit
Nëse jeni pranë gjumit, bëni mirë të mos shihni asnjë dritë të TV apo kompjuterit tuaj. Japin mesazhe të gabuara për trurin para gjumit dhe jua prishin atë.
Shmangni akullin në ujë
Mund t’ju duket e çuditshme por të pini ujë në temperaturën e ambientit ku jetoni ju bën mirë për tretjen.
Kujdes me frutat e thata
Janë shumë të mira dhe me vlera ushqimore, por konsumojini me kujdes. Përveçse kanë shumë sheqer dhe dëmtojnë dhëmbët.
Shtojini pak kakao dietës tuaj
Gjeni gjithnjë një justifikim për të ngrënë çokollatë? Ka një truk për këtë: mundojini të shtoni pak kakao në dietën tuaj. Është natyrale dhe plot me antioksidantë. Ju bëjnë mirë për zemrën, gjakun dhe kujtesën.
Përdorni farat Chia
A e dini se farat Chia janë një superushqim që ju furnizon me Omega-3, fibra, antioksidantë dhe proteina.
Bëni Yoga
Disa ushtrime në yoga si ai i quajturi ‘Down Dog’ bëjnë mrekulli. Nëse ushtroheni tre herë në javë apo çdo ditë, nuk do të keni më dhembje shpine por edhe do të ndërtoni muskuj të fortë, do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të reduktoni ankthin.
Dilni në natyrë
Pak kohë në ajër të pastër në këto ditë dimri ju ndihmon të mbusheni me energji, sidomos kur merrni disa rreze dielli. Nëse kaloni qoftë edhe disa minuta në ajër të pastër dhe në diell gjatë muajve të dimrit dhe pranverës do të rrisni energjinë tuaj dhe përmirësoni imunitetin.


You must be logged in to post a comment.