Këshilla të Vlefshme për të Përballuar Gripin

Këshilla të Vlefshme për të Përballuar Gripin

Është e vështirë të shmangësh gripin kur ai është në pikun e tij, dhe aq më pak nëse keni një sistem imunitar të dobët, nga ndonjë virozë e mëparshme apo sëmundje tjetër.

Gripi nuk kursen asnjë, as ata që janë vaksinuar madje, por rrezikun më të lartë që të preken prej tij e kanë fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.

Më poshtë po ju japim informacione të vlefshme se si mund ta  kontrolloni gripin me ushqim dhe çfarë duhet të përdorni për të forcuar imunitetin.

Ujë

Konsumoni sa më shumë ujë. Hidratimi është mënyra më e mirë për të nxjerrë jashtë trupit tuaj bakteret dhe viruset. Për variacioni mund të  konsumoni çajra të ndryshëm. Çaji i zi dhe ai jeshil kanë përmbajtjen më të lartë antioksidante dhe forcojnë imunitetin.

Po ashtu mund të përdorni ujë me feta limoni në të dhe një shkop kanellë për t’ja shtuar sa më shumë vlerat.

Supa

Nëse jeni të sëmurë, sugjerohet të konsumoni ushqime lehtësisht të tretshme si supa dhe perime të ziera. Asnjëherë mos e sforconi veten të hani, konsumoni aq sa dëshironi.

Hudhra dhe Qepë

Shtoni në dietën tuaj nëse jeni sëmurë hudhra dhe qepë. Të dyja këto perime kanë fuqi në forcimin e imunitetit.

Xhinxher

Bëni një çaj me xhinxher. Ju lehtëson dhe ndihmon në kapërcimin e gripit edhe pa ilaçe.

Ngrohni ujin, hidhni në të xhinxher, një lugë mjaltë dhe kanellë nëse doni për shije.

Disa këshilla praktike

Merrni ajër të pastër;

Flini mjaftueshëm që të merrni veten;

Bëni disa aktivitete fizike, të pakta aq sa mundeni sa për të ndihmuar muskujt;

Shmangni sheqerin e tepërt, ju pengon në ripërtëritjen nga gripi.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial