Krahë Pule të Pjekur, pa u Ndjerë në Faj

Pa diskutim që krahët e pulës janë një ‘mëkat’ shumë i shijshëm. Por do t’ju japim një recetë ku mund t’i konsumoni ato pa u ndjerë fare në faj.
Dihet që mishi i pulës ka shumë pak kalori. Por nëse porosisni në restorant krahë pule, ato do t’ju vijnë të skuqura në vaj vegjetal e me shumë yndyrë. Më poshtë do të gjeni një recetë se si ti konsumoni krahët e pulave të rritura në natyrë në mënyrë shumë më të shëndetshme. Jo të skuqura, por të pjekura në një mënyrë tërësisht ndryshe, me vaj avokado i cili nuk shkakton aspak inflamacion dhe është shumë herë më i shëndetshëm nëse përdoret për pjekje në temperatura të larta. Për një recetë ideale, krahët e pulës duhet t’i blini në dyqanet organike. Tek Super-marketi BioJu mund të gjeni krahë pule organike, të rritura në natyrë dhe ‘shfrenohuni’.
Përbërja
10 krahë pule;
Vaj avokado;
Hudhër pluhur;
Djathë kaçkavall i grirë;
Kripë;
Piper;
Gjysmë luge miell integral.
Përgatitja
Ngroheni furrën në 180 gradë. Përzini erëzat në një tas. Në një tas tjetër lyeni krahët në vaj dhe më pas në tasin me erëza. Në fund vendosini ato në furrë dhe piqini për 30 minuta.


You must be logged in to post a comment.