Sardele të Pjekura në Vaj Ulliri

Sardele të Pjekura në Vaj Ulliri

Me vetëm një kilogram sardele, mund të gatuani një drekë të shpejtë, të shijshme dhe super të ushqyeshme.

Përbërësit për 2-3 persona
1 Kg sardele;
Kripë;
Piper;
Vaj ulliri;
Limon; dhe
Erëza të freskëta.

Pergatitja

Sardelet e qëruara shpëlajini mirë me ujë të rrjedhshëm. Më pas vendosini në një tavë në mënyrë të tillë që të mos jenë sipër njëra tjetrës.
Hidhini sipër vaj ulliri, sa të dëshironi, kripë, piper.
Piqini në furrë me 180 gradë për 30-40 minuta.
Hidhini sipër limon dhe majdanoz të grirë dhe shoqërojini me sallata të ndryshme.
Kosto totale: 300 Lek

Përfitimet

Sardelet janë anti-inflamatore të fuqishme të furnizuara me omega-3, të domosdoshme për stinën e ftohtë të dimrit;
Të pasura me vitaminë D, B12 dhe Kalcium;
Të pasura me Selen;
Konsumimi i tyre mbron kockat;
Përmirësojnë humorin;
Ndihmojnë në rënien në peshë;
Kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak; dhe
Nuk përmbajnë metale të rënda si Mërkuri.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial