Supa e Shijshme e Dimrit

Supa e Shijshme e Dimrit

Në këto kohë të ftohtë një supë të shijon dhe ngroh deri në kockë. Ka shumë mënyra për të bërë një supë të shijshme, por po ju japim recetën e një supe të shijshme dhe të shëndetshme që do ju mbajë larg virozat e stinës.

Grini perimet që ju pëlqeni më shumë, sigurisht ato të stinës. Në këtë kohë sugjerohen:

Qepë, patate, kungull, fasule ngjyra të ndryshme, spinaq, speca, karrota, selino, erëza të ndryshme, kripë, piper, etj.

Shpëlajini dhe grijini me kujdes;

Hidhini në një tigan të madh dhe skuqini për 5-10 minuta në vaj avokadoje ose vaj ulliri;

Më pas hidhini në një tenxhere dhe mbulojini me lëng të kockave të ziera (kocka nga bagëti të rritura në natyrë, pa antibiotikë).

Lejini të ziejnë për 45 minuta dhe do të keni një supë të shijshme plot vitamina për të përballuar stinën e dimrit.

Kujtesë: Nëse ende se keni përgatitur lëngun e kockave siç duhet për të marë vlerat maksimale, recetën e keni tek ky blog, në kategorinë ‘Superushqime’. Lëngu i kockave mbahet në ngrirje dhe përdoret sa herë që dëshironi duke ju kursyer kohe të vlefshme.

 

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial