Freskia e një mëngjesi vjeshtor

Freskia e një mëngjesi vjeshtor

Një zgjedhje e mirë në mëngjes janë produktet e stinës.

Një erëz që lulëzon në verë edhe vjeshtë si borziloku mund të përdoret shumë mirë në mëngjes. Idealja do të ishte që të jetë i freskët, por nëse keni punuar mirë gjatë verës dhe prodhimin e tepërt në vazo e keni tharë dhe ruajtur mënjanë, mund ta keni fare mirë si alternativë edhe në dimër.

I kombinuar me domate, borziloku kthehet në një shije shpërthyese që të shoqëron përgjatë gjithë ditës.

Presim domate me feta sipër dy fetave bukë të zezë, integrale, thekër apo fshati;

Lyejmë me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe i mbushim me gjethe borziloku.

Për shije, kripë ose pak djathë i thërrmuar.

Shije shpërthyese.

Kosto totale: 60 lekë

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial