A mundet kanabisi të kurojë kancerin?

A mundet kanabisi të kurojë kancerin?

Përdorimi i kanabisit në mjekësi po studiohet gjithnjë e më shumë, veçanërisht tani që shumë shtete po e legalizojnë atë. Në vende të ndryshme të botës, ka njerëz që pohojnë se e kanë kuruar kancerin e tyre me kanabis, por sa e vërtetë mund të jetë kjo?

Ka një provë se përdorimi i kanabisit uli tumorin në tru tek minjtë. Por ja që minjtë nuk janë si njerëzit dhe çfarë mund të ndodhë në laborator nuk do të thotë se është e vërtetë.

Ose akoma më keq, ka të tjera informacione dhe studime se kanabisi mund të kontribuojë në rritjen e kancerit.

Për herë të parë tek njerëzit, u injektua përbërja e kanabisit në tumoret më agresivë të trurit. Rezultati: të gjithë pacientët vdiqën brenda pak muajsh.

Ajo që dihet me siguri është fakti që kanabisi mund të ndihmojë vetëm në përballimin e efekteve anësore të trajtimit me kimioterapi.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial