Pilula e artë që ju mbron nga virozat e stinës

Omega 3 apo i njohur ndryshe si vaji i peshkut është suplementi që doktorët përshkruajnë më shumë në këtë periudhë, pavarësisht nga mosha, gjinia apo gjendja shëndetësore.
Vetëm një pilulë në ditë mund të bëjë magji në periudhën e vjeshtës dhe dimrit nga fëmijët tek të moshuarit. Omega 3 përmirëson shëndetin e zemrës, reagon ndaj inflamacionit, rrit imunitetin në kohën kur viruset dhe bakteret shpërthejnë.
Sigurisht që mund ta gjeni kudo, por kërkoni për vaj peshku të egër dhe organik.
Vaji i peshkut të egër, si salmoni, veç të tjerave ju jep një dozë të shtuar antioksidantësh që ndihmon në përmirësimin e imunitetit dhe lëkurë të shëndetshme.


You must be logged in to post a comment.