Mes Qepës dhe Hudhrës Zgjidhni Preshin

Shumë flitet çdo ditë për përfitimet e mëdha të qepës dhe hudhrës, por kjo familje perimesh ka një edhe më të mirë: preshin.
Preshi ofron përfitime më të mëdha se qepa edhe hudhra bashkë, ndaj mos nguroni ta zgjidhni gjithnjë, sidomos preshin bebe i cili jo pak herë ngatërrohet me hudhrën e njomë.
Po përse duhet ta përdorni?
Ju mbron nga kanceri;
Përmirëson shëndetin e zemrës dhe parandalon sëmundjet e saj;
Rregullon nivelet e kolesterolit në gjak;
Mbron gratë shtatëzana dhe bebet;
Përmirëson shëndetin e aparatit tretës;
Stimulon rënien në peshë;
Lufton infeksionet në trup; dhe
Mbron kockat dhe shëndetin e syve.
Përdoreni në sallata, supa në gjellë të ndryshme me mish dhe perime të tjera. Çdo presh përmban sasi të larta të vitaminës A, K dhe C si dhe fibra e folate. Preshin e freskët e gjeni në vjeshtë dhe në fillim të pranverës.


You must be logged in to post a comment.