Receta që do Bëjë Fëmijët të Dashurohen me Brokoli-Lulelakër

Jo të gjithë i duan brokolit apo lulelakrën, pavarësisht vetive të tyre ‘çudibërëse’ në shëndet. Aq më pak fëmijët.
Por pse të mos provoni diçka ndryshe. Një recetë që do të ruajë vlerën e këtyre perimeve por edhe do të shijojë më shumë duke e bërë të pëlqyeshëm edhe për fëmijët. Thjesht fare, mjafton një hile e vogël.
Përbërësit
1 brokoli të vogël;
1 lulelakër të vogël;
2 karrota;
Kripë;
Piper;
Limon; dhe
2 Lugë gjelle gjalpë.
Përgatitja
Zieni në avull për 10 minuta perimet e grira. Më pas hidhini ato në një tigan ku keni ngrohur mirë gjalpin e freskët. Kavërdisini për 5 minuta duke i shtuar kripë, piper e limon sipas dëshirës. Shija e gjalpit do t’i bëjë thjesht fantastike dhe shumë të dashura. Kot nuk thonë, gjalpi ha dhe gurin.


You must be logged in to post a comment.