Si të Përgatisni në Shtëpi Kastraveca Turshi më të Shijshëm se ato në Dyqan

Si të Përgatisni në Shtëpi Kastraveca Turshi më të Shijshëm se ato në Dyqan

Është koha perfekte për të përfituar nga çmimet e ulëta të fruta perimeve dhe për të bërë zahiretë e dimrit.

Nëse pëlqeni kastravecat turshi, receta që po ju propozojmë është më e lehta e mundshme dhe do t’ju sigurojë turshi për të paktën 6 muaj.

Përbërësit

Kastraveca (sasia sipër dëshirës)

Piper kokër, 5 për kavanoz;

2-4 thelpi hudhër për kavanoz;

1 gjethe dafinë;

Pak kopër e freskët.

Përbërësit për shëllirën

1 lugë çaji kripë;

1 filxhan kafeje uthull molle;

4 gota ujë.

Përgatitja

Lajini mirë kastravecat dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Shtoni hudhrat, piperin, dafinën, koprën dhe nëse doni pak turmenik sa për shije, një majë luge.

Mbusheni kavanozin me shëllirën që e përgatitur duke tretur mirë në ujë kripën dhe uthullën e mollës. Sigurohuni që kastravecat të mbulohën tërësisht nga lëngu. Ndoshta do tju duhet të vendosni një peshë tek kastravecat para se ta mbyllni që ato të mos notojnë sipër. Vendosini diku në dollap për 7 ditë në temperaturë dhome.

Nxirrini, hiqni peshat që keni vendosur se kavanozët futini në frigorifer. Janë të konsumueshëm për 6 muaj.

Uji ndonjëherë mund tju duket si i turbullt, mos u shqetësoni është normale.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial