Si të Ruajmë Perimet në Frigorifer për Cilësi Maksimale

Nëse doni të konsumoni çdo gjë që bleni, pa çuar asgjë dëm duhet të tregoni kujdes në konservimin e perimeve në frigorifer. Nëse respektoni këto rregulla, ndoshta nuk do ju duhet të bëni pazar shumë shpesh dhe të mos hidhni asgjë në plehëra.
Shumë perime si karrota, patatja, brokoli, lakra dhe selinoja duhe të ruhen në qese plastike. Por ky rregull nuk vlen për kërpudhat, të cilat duhet të ruhen në qese letre.
Kini parasysh që perimet duhet të rinë veç frutave dhe jo në kosha të përbashkët pasi nëse miksohen ato do të prishen më shpejt.
Por për sa kohë mund të ruhen perimet?
Nëse doni të merrni më të mirën e perimeve, duhet ti konsumoni ato brenda 10 ditëve nga blerja dhe ruajtja në frigorifer.
Pas kësaj periudhe, sado të bukura të duken nga jashtë, ato kanë humbur pjesën më të mirë të vitaminave të tyre dhe procesi i prishjes ka nisur. Kështu që duhet të bëni kujdes.


You must be logged in to post a comment.