Fuqizoni Zemrën dhe Ulni Kolesterolin me BAMJE

Është pothuajse sezoni i bamjeve dhe ndoshta nuk e dini por konsumi i tyre bën mrekulli me shëndetin e zemrës dhe kolesterolin.
Përveç kësaj, kjo perime përmban doza të larta të vitaminës B6, Acidit Folik, Magnez apo Kalcium.
Po përse duhet ta përdorni pothuajse çdo ditë?
1. Përmbajnë dozën më të mirë të kalciumit dhe magnezit duke ju mbrojtur zemrën dhe kockat;
2. Konsumi i tyre parandalon sëmundjet kardio-vaskulare duke ulur kolesterolin e keq natyralisht;
3. Falë antioksidantëve, përmirëson shikimin dhe degjenerimin molecular;
4. Përmbajnë dozë të mirë të proteinave dhe fibra;
5. Rregullojnë balancin e sheqerit në gjak duke parandaluar diabetin. Një studim i botuar në 2011 në Journal of Pharmacy provoi se personat që konsumuan 10 ditë rresht bamje patën reduktim të ndjeshëm të sheqerit në gjak;
6. Mbrojnë shëndetin e zorrëve dhe tretjen; veçanërisht ndikojnë në parandalimin e kancerit rektal për shkak të fuqive antibakteriale.
PS. Ruajini në ngrirje të paprera bamjet dhe mund t’i përdorni brenda 12 muajve. Nëse i lani dhe i pastroni ato mund të durojnë deri në 9 muaj.


You must be logged in to post a comment.