Doza e Frutave që ju Duhet Pasdite

Doza e Frutave që ju Duhet Pasdite

Kjo është gjithçka që ju duhet për të shuar urinë para darkës, siguruar dozën ditore të vitaminës C dhe marrë sasinë e duhur të Potasit dhe fibrave.

Ky tas me fruta është lehtësisht i tretshëm, ka sheqer natyral aspak të dëmshëm, shume fibra, antioksidantë dhe mbi të gjitha ju siguron shumë vitamina.

Për momentin mund të jetë pak i kushtueshëm për shkak të vlerës së lartë në treg të qershive, por jo më larg se nje javë, me më pak se 50 lekë do të siguroni sasinë e vitaminave që ju duhen gjatë ditë me këtë përbërje.

Këto fruta janë të pasura me fibra që të ndihomjnë ndjeshëm tretjen me sasi të mëdha të vitaminës C, veçanërisht luleshtrydhet dhe manat e zeza që prej pak ditësh janë në qarkullim. Mbi të gjitha, do tju ngopin.

Manat janë të njohura për vetitë e tyre anti-inflamatore, anti kancerogjene dhe përmbajnë shumë vitaminë C dhe Hekur.

Si ti përdorni?

Mund ti konsumoni kështu siç janë, ose me kos. Çdo zgjidhje është perfekte, mjafton ti konsumoni duke qenë se janë edhe të stinës dhe nuk zgjasin shumë.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial