Domate të Pjekura me Parmixhano

Ndryshoni menunë e darkës me një pjatë të lehtë, të shijshme dhe padiskutim të shëndetshme.
Nëse nuk dëshironi të konsumoni shumë para gjumit, për 15 minuta mund të bëni diçka fantastike.
Përbërësit
Domate të vogla si rrush, kanë stinën dhe për momentin prodhimi vendas është fantastik – sidomos ai i fermave.
4 lugë djathë i grirë parmixhano;
Gjethe borzilok i freskët;
Pluhur hudhre;
Majdanoz i freskët;
Kripë;
Thërime buke sipas dëshirës.
Përgatitja
Prejini në gjysëm domatet dhe shtrojini në tavë ngjitur me njëra tjetrën. Në një tas përzieni parmixhanon me hudhrën, kripën dhe erëzat e freskëta dhe nëse dëshironi thërrime të vogla buke.
Piqini në furrë të ngrohur më parë për 10 minuta me 200 gradë. Mund ti shtoni kur ti servirni vaj ulliri ekstra të virgjër dhe ta shoqëroni me bukë të thekur integrale. Nëse do të gatuani domate më të mëdha dyfishoni kohën e pjekjes.
Hidhjani sipër domateve dhe ju bëfshin mirë.
PS. Domatet njihen për vetitë e tyre fantastike kundër radikaleve të lira dhe antioksidantët e shumtë. Këshillohen të konsumohen kundër kancerit dhe për shëndet sa më të mirë të zemrës.


You must be logged in to post a comment.