Studimi/ Vitamina D Redukton Vdekjet nga Covid-19 me 64%

Studimi/ Vitamina D Redukton Vdekjet nga Covid-19 me 64%

Nëse nuk e keni bërë ende një analizë të vitaminës D, duhet ta bëni. Veçanërisht kur vendi po përballet me nivele shumë të larta të infeksioneve për shkak të Covid-19 dhe vdekshmëria ka arritur majat gjatë muajit Shkurt.

Studimi më i fundit Spanjoll zbuloi se njerëzit me nivele të mjaftueshme të vitaminës D në trup e përballojnë me simptoma më të lehta infektimin me Covid-19.

Sipas këtij studimi, Vitamina D redukton simptomat me 82% dhe ul shkallën e vdekshmërisë në 64% dhe praktikisht, personat me nivele të mira të mjaftueshme të vitaminës D kanë shumë pak mundësi të humbasin jetën për shkak të Covid-19.

Shkaku se si virusi ‘mundet’ nga vitamina D është se kjo vitaminë aktivizon qelizat T duke bërë që imuniteti të reagojë fuqishëm ndaj virusit dhe baktereve të ndryshme.  

Nëse nivelet e vitaminës D tek ju janë të pamjaftueshme, marrja e suplementeve është e domosdoshme, por nëse keni mjaftueshmëri, atëherë mjaftohuni duke konsumuar ushqime me më shumë vitaminë D, për të mbajtur dozat e nevojshme dhe shijoni rrezet e diellit që këtë periudhë nuk mungojnë.

Ushqime të pasura me vitaminë D

Peshqit si Salmoni dhe sardelet;

Mishi i kuq;

Kërpudhat;

Mëlçitë; dhe

Të verdhat e vezëve.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial