Bostani, Burim i Shkëlqyer i Vitaminës C, Receta e një Sallate Speciale

Nëse ju kanë shteruar idetë për një darkë të freskët, po ju sugjerojmë diçka speciale. Frymëzuar nga larmishmëria e frutave të stinës, kemi recetën perfekte e një sallatë që jo vetëm do t’ju freskojë, ngopë, por edhe furnizojë me vitaminë C. Baza e kësaj recete është gjoksi i pulës dhe bostani, një frut i shkëlqyer veti të shumta anti-inflamatore. Zgjodha bostanin pasi jo vetëm hidraton por përmban sasi të mëdha të vitaminës C, ka pak kalori dhe shumë fibër, ndihmon shëndetin e zemrës dhe trurit dhe përmban shumë Potas.
Përbërësit
1 gjoks pule i gatuar mirë;
2 feta bostan;
2 bishta selino;
7 kokrra rrush;
Disa bajame;
Kripë;
Piper.
Për salcën
1 filxhan kafeje kefir;
Mustardë sipas dëshirës.
Përgatitja
Në një tas presim gjoksin e pulës në pjesë të vogla dhe përziejmë me selinonë e grirë, bajamet, bostanin si dhe kokrrat e rrushit të prera në dysh.
Në një tjetër tas përzieni kefirin me kripë, piper dhe mustardë dhe hidhjani sipër pjesës tjetër. Servireni në një pjatë e shtruar me gjethe spinaqi bebe.
Ju bëftë mirë.


You must be logged in to post a comment.