Le të Festojmë ‘Ardhjen e Verës’ me një Limonatë me Qershi

Është e shijshme, freskuese dhe plot vlera ushqyese. Një limonatë me qershi për të festuar ardhjen e ditëve të ngrohta të verës dhe sigurisht çeljen e qershive.
Duhen vetëm dy minuta dhe një grirës i fuqishëm për të pasur limonatën më të shijshme freskuese.
Përbërësit
1 gotë më qershi të grira;
1 lugë lëng lime;
2-3 lugë mjaltë organik;
Disa kuba akulli; dhe
Ujë natyral.
Përgatitja
Hidhini të gjitha në grirësin tuaj dhe limonata është gati për vetëm dy minuta.
Qershitë të cilat janë edhe në sezonin e tyre, janë fruta me cilësi të rralla ushqyese. Ato janë të mbushura me fibra; antioksidantë dhe veti anti-inflamatore.
Mbi të gjitha, qershitë ju mbrojnë shëndetin e zemrës dhe të zorrëve.


You must be logged in to post a comment.