Qofte Rrepash në Vetëm 20 Minuta

Nëse doni një vakt të lehtë apo nuk keni çfarë tu sajoni më fëmijëve po ju japim një recetë të thjeshtë dhe super të shëndetshme.
Me fare pak produkte dhe pak kohë, do të keni qofte të shijshme dhe të shëndetshme rrepash.
Dihet që rrepat e kuqe kanë veti fantastike në uljen e presionit të gjakut dhe janë burim i shkëlqyer i fibrave dhe vitaminave të ndryshme si magnezi, potasi, hekuri, vitamina C dhe folate.
Përbërësit
½ kg rrepa të kuqe;
1 vezë;
1 gotë e vogël uji miell;
Kripë;
Vaj ulliri
Piper; dhe
Pak hudhra sipas dëshirës.
Përgatitja
Grini rrepat me rende të hollë. Masës së përftuar hidhini vezën dhe përziejeni mirë. Më pas shtoni miellin, kripë, piper dhe hudhra sipas dëshirës. Përzieni mirë sikur të punoni brum. Ndajini në toptha të vegjël në duar dhe hidhini në tiganin e nxehur mirë. Përdorni vaj ulliri për skuqje dhe mos e mbinxehni sobën por skuqini në nxehtësi të mesme.
Ju bëfshin mirë


You must be logged in to post a comment.