Petulla të Shijshme me Kefir

Petulla të Shijshme me Kefir

Nëse jeni në kërkim të një recete të re, të thjeshtë, të shijshme dhe mbi të gjitha të shëndetshme, e kemi diçka për ju.

A keni provuar ndonjëherë petulla me kefir? Janë thjesht fantastike dhe mbi të gjitha të lehta dhe ju ndihmojnë në tretje pasi kefiri është plot me enzima tretëse mjaft të dobishme për trupin. Kefiri është një probiotik i fortë me shumë përfitime, fuqi antibakteriale, forcon kockat dhe rrit imunitetin, shumë herë më i dobishëm se kosi.

Receta

Për dy racione nevojiten

¼ kg miell;

1 gotë të vogël uji kefir;

Kripë;

Vezë e freskët pule; dhe

1 lugë kafeje sodë.

Përgatitja

Përzieni të gjitha produktet në një tas. Lereni të pushojë për gjysëm ore ose 1 orë. Skuqeni në tigan që nuk ngjit me vaj ulliri ekstra të virgjër ose vaj avokado. Mund t’i shoqëroni me mjaltë organik, pak boronica, djathë.

PS. Kefirin mund ta gjeni tek MIA. Kushton 200 lekë dhe ka një shije unike. Do të ishit me fat nëse ndonjë i njohuri juaj do t’ju jepte kërpudhën e kefirit për ta bërë vetë lehtësisht në shtëpi me qumësht.

Ndani me miqtë tuaj:



Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial